GJKKO përveç se ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka dhënë masa edhe për 5 biznesmenë të njohur.

GJKKO mësohet se ka dhënë “detyrim paraqitje” për pesë sipërmarrës si Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë se GJKKO vendosi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Veliaj u hetua për një kohë të gjatë nga SPAK, në lidhje me pasurinë e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: