Diplomati i karrierës Agim Nesho, i ftuar në programin e drekës në News24 foli për arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK.

Nesho theksoi se drejtësia po funksionon me vonesë.

Ai tha se beson se kjo është lojë politike e kryeministrit Rama, për të sakrifikuar çdo gjë, me qëllim që ta mbrojë veten.

Agim Nesho: Drejtësia po funksionon me vonesë. Arrestimi i Erion Veliajt ishte ndryshe nga ai i Ilir Metës. Është lojë politike e Ramës, për të sakrifikuar çdo gjë, që ta mbrojë veten. Deri tani kemi parë një SPAK të dirigjuar nga kreu i qeverisë.

Nëse SPAK do që të mbetet në historinë e Shqipërisë, duhet të arrestojë Edi Ramën, për të gjitha koncesionet antikombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb