Ditët e revoltës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë po njohin vetëm rritje të tensionit dhe theksim të kërkesave të protestuesve.

Gjatë tubimit të sotëm, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka shpërthyer një thirrje unanime që ka rrethuar selinë e qeverisë: “Arresto Ballukun!”

Qytetarë të revoltuar nga skandalet e njëpasnjëshme me infrastrukturën, kanë kthyer në shënjestër kryesore ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Thirrjet “arresto Ballukun” kanë vijuar të shoqëruara me vërshëllima dhe pankarta kundër korrupsionit galopant.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb