TIRANE- Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë gjatë fundjavës kanë vijuar punën në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit Tiranë duke përdorur Dragerat dhe Radarin.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë 11 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 shtetas për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Policia ka pezulluar gjithashtu 56 leje drejtimi: 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet, 29 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, 2 leje drejtimi te pezulluara për kalim të afatit.

Po ashtu policia ka dërguar 64 drejtues mjetesh në OASh.

Janë vendosur 19 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit. Po ashtu policia ka këshilluar drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: