TIRANË- UKT njofton se janë arrestuar 5 shtetas, pronarë të disa lavazheve në Tiranë. Këta persona vidhnin ujin e pijshëm nga rrjeti i Ujësjellësit duke e përdorur atë për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Sipas UKT-së, ky akt përbën shkelje flagrante të ligjit. Arrestimet u kryen nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Task- Forcën e ngritur pranë UKT.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb