KUKES – Tre shtetas nga Kosova janë arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës, pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjetën 14 doza lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: Flamur Fanaj, 33 vjeç, Mirsad Zenuni, 31 vjeç dhe Ilir Hasanaj, 21 vjeç.

“Nga ana e specialistëve të Seksionit të Narkotikëve, në Drejtorinë e policisë Kukës, më datë 29.09.2015, u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë:
-Flamur Fanaj, vjeç 33, banues në Vërmicë, Kosovë.
-Mirsad Zenuni, vjeç 31, banues në fshatin Cerc, Kosovë.
-Ilir Hasanaj, vjeç 21, banues në fshatin Cerc, Kosovë.
Arrestimi i shtetasve u bë pasi në PKK Morinë, në automjetin e shtetasit Flamur Fanaj, me targa 04-194-DO, iu gjetën dhe iu bllokuan në cilësinë e provës materiale, 14 doza, lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a, i K.P.”- thuhet në njoftimin e policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: