Policia e Gjirokastrës ka njoftuar arrestimin e një 30-vjeçari, pasi mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar me automjetin e tij një të mitur dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

“Shërbimet e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Gur, Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, aksidentoi një shtetas të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Forcat blu të qytetit jugor janë vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit dhe pas pak orësh kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Por, forcat e rendittë qytetit të Përmetit kanë vënë në pranga edhe vëllain dhe nënën e autorit të ngjarjes, pasi kanë tentuar të pengojnë oficerët e çështjes gjatë kërkimeve për 30-vjeçarin.

“Gjithashtu, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Përmet u arrestua në flagrancë shtetasi K. J. (vëllai i drejtuesit të mjetit), si dhe u procedua nëna e tyre, shtetasja A. J., për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kanë penguar dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës”, njofton Policia e Gjirokastrës.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: