Arrestohet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Efektivat e Policisë Kufitare, gjatë kryerjes së procedurave në hyrje dhe kontrollit në sistem, si dhe nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, arrestuan shtetasin Basri .H. Gashi, 38 vjeç, banues në Kosovë, psi ka rezultuar i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden /Gjermani.

Basri Gashi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë së Gjermanisë, pasi: Gjykata e Rottweil/Gjermani me vendimin Nr.6.GS 348/15, datë 07.04.2015 e ka dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas udhëtonte me autoveturë nga Kosova për në Shëngjin-Lezhë. Pritet që ky shtetas të ekstradohet drejt Gjermanisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: