POGRADEC

Një 46- vjeçar është arrestuar në Buçimas të Pogradecit pasi ka kërcënuar me shkarkues elektrik një efektiv policie si dhe i dëmtoi automjetin.

V.Q, kërcënoi policin e zonës teksa ka goditur me mjet të fortë ”Mitsubishin-n” policit.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Pogradec

Kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe i dëmton automjetin me send të fortë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb