Policia e Kavajës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Në pranga ka rënë shtetasi I. C., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb