TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçare nga Fieri pasi akuzohet për 6 vjedhje. Burime zyrtare bëjnë me dije se ka rënë në pranga shtetasja Rozalina Konomi, rezidente në Holandë, e cila ditën e djeshme është kapur në flagrancë në rrugën e “Dibrës” duke vjedhur çantën e shtetases A.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Po kështu ndaj saj janë dokumentuar me prova ligjore edhe pesë vjedhje të tjera të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.3.

– Më datë 17.02.2015, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases SH.B., ndodhur në rrugën “Mine Peza”.
– Më datë 20.02.2016, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases B.N., ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”.
– Më datë 26.02.2016, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases K.N., ndodhur në rrugën “Ded Gjo Luli”.
– Më datë 27.02.2016, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases M.L., ndodhur tek “Tregu Çam”.
– Më datë 27.02.2016, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases E.C., ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: