DIBER – Arrestohet në Dibër 27-vjeçari Fadil Tërnova, i shumëkërkuar nga policia për një sërë veprash penale dhe i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Burime zyrtare nga policia bëjë të ditur se Fadil Tërnova rezulton të jetë dënuar për veprat penale: “Vrasje me dashje e mbetur” e mbetur në tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Operacioni i koduar “Furtuna”, është finalizuar me sukses nga forcat RENEA, Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit, Komisariatit i Bulqizës dhe Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër.

Mësohet se 27-vjeçari Tërnova është kapur me pistoletë në brez, me fishekë në gojë.
Ndërkohë gjatë kontrolli të imtësishëm në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë kallashnikov me dy krehëra me 60 fishekë. Sipas policisë, Tërnova është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale.
Gjithashtu gjatë operacionit të ditës së sotme është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Veli Nika 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Vajkal, Bulqizë. Ky shtetas është arrestuar për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit”, pasi ka ndihmuar shtetasin në kërkim Fadil Ternova duke e transportuar me automjet. Shtetasi Veli Nika dyshohet se është autor i disa ngjarjeve kriminale në territorin e Bashkisë së Bulqizës dhe Dibrës si dhe është proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale.

DEKLARATA E PLOTE E POLICISE
Sot më datë 26.09.2015 në orët e pasdites në kuadër të operacionit të koduar “FORTUNA”, nga ana e shërbimeve të Sektorit për Krime të Rënda në Drejtorinë e Polciisë së Qarkut Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe me forcat Speciale RENEA, u bë e mundur kapja e shtetasit të shumëkërkuar:
Fadil Tërnova, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Vajkal, rrethi Bulqizë.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin penal nr. 1410 dt. 16.09.2015 , ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës Dibër, e cila e ka dënuar me 9 vite, 10 muaj e 27 dite burg për veprat.penale: “Vrasje me dashje e mbetur” e mbetur ne tentative” dhe “Mbajtje pa leje te armeve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278/2 te K.Penal.

Në momentin e kapjes këtij shtetasi ju gjet në brez dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
Një arme zjarri tip Pistolete Mod.54 kaliber 7.62mm me fishekë në folenë e fishekut si dhe dy kreherë të mbushur me 16(gjashtembedhjetë) fisheke caliber 7.62mm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri Automatik Kallashnikov Mod.56 kaliber 7.62mm me dy krehëra me fishekë.(60 copë).
Shtetasi Fadil Ternova është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale dhe konkretisht;

Më datë 09.12.2009, rreth orës 15.30, e ne vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T.i, shtetasi Fadil Ternova ka qëlluar me armë zjarri Pistoletë shtetasin V. Sh., i cili ka mbetur i plagosur rendë.

Me date 19.01.2012, rreth orës 12.30, në kuadrin e operacionit të koduar “Pishat”, të organizuar nga ana e Sektorit Për Krimet e Rënda, për kapjen e personit në kërkim Fadil Tërnova. U be arrestimi në flagrancë i tij dhe nga kontrolli i ushtruan ju gjeten dhe sekuestrua ne cilësinë e provës materiale një Pistoletë, dhe një krehër me tetë copë fishek. (Për këtë është dënuar e ka bërë vetëm 8 muaj burg)

Me date 24.11.2012, rreth orës 12.00, është shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Bulqizë për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehte me dashje”.

Me datë 20.04.2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B. pas një shkëmbimi zjarri shtetasi Fadil Tërnova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. Sh. dhe ka plagosur rëndë shtetasin V. Sh. si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë shtetasi Fadil Tërnova. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar shtetasit Fadil Tërnova, Luan Tërnova dhe Vehap Shehu.( Për këtë ngjarje ka bërë 2 vjet paraburgim që I është llogaritur 3 vite burg)

Ky shtetas dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda evidentuar në territorin e Bashkisë Bulqizë dhe po punohet për dokumentimin e tyre.

Gjatë operacionit të ditës së sotme është arrestuar në flagrance edhe shtetasi Veli Nika 29 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Vajkal rrethi Bulqize.
Ky shtetas është arrestuar për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” pasi ka ndihmuar shtetasin në kërkim Fadil Tërnova duke e transportuar me automjet.
Shtetasi Veli Nika dyshohet se është autor i disa ngjarjeve kriminale në territorin e Bashkisë së Bulqizës dhe Dibrës si dhe është proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armeve e municioneve luftarake” parashikuar nga neni 76-22 e 278/2/3 lidhur me ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë , si dhe për veprën penale “Mbajtje pa leje te armeve luftarake” parashikuar nga neni 278/4 te Kodit Penal lidhur me armët e sekuestruar me date 26.09.2015.
Si dhe në ngarkim të shtetasit Veli Nika për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb