Zyrtarët në Bullgari thonë se një 16-vjeçar është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur pajisje shpërthyese, të cilat, autoritetet besojnë se mund të jenë bërë për t’u përdorur për kryerjen e ndonjë sulmi terrorist.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Ivan Geshev, tha sot se policia në qytetin Plovidiv, ka kryer bastisje pasi familjarët e adoleshentit kishin raportuar se kanë gjetur pajisje për krijimin e bombave në kushte shtëpie, raporton AP.

Zyrtarët thanë se kanë gjetur disa pajisje shpërthyese gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit. Autoritetet bullgare po ashtu njoftuan se kanë gjetur edhe një flamur të grupit militant, Shteti Islamik dhe literaturë islamike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb