Autoritetet italiane kanë arrestuar vajzën e aleatit historik të bosit të Cosa Nostra, Matteo Mesina Denaro. Laura Bonafede, vajza e bosit të mafies të Campobello di Mazara, punonte si mësuese në një shkollë fillore dhe akuzohet se siguronte nevojat e përditshme të bosit të mafies.

Ajo u arrestua mëngjesin e sotëm, nën akuzën e ndihmës, nxitjes dhe për metodat mafioze. E rritur në kultin e bosit mafioz të Castelvetrano, e lidhur me të nga një marrëdhënie shumë e ngushtë sentimentale, mbrojti të arratisurin e tij që nga viti 1997, kur Matteo jetonte ende i fshehur me të atin, Don Ciccio Messina Denaro.

Mësuesja u pezullua nga detyra. Ajo është njëkohësisht gruaja e vrasësit Salvatore Gentile, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për dy vrasje të kryera me urdhër të Messina Denaros.

Kumbari i mafies siçiliane, Denaro ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb