Mungon vetëm zyrtarizimi, por transferimi i Thiago Alcantara te Liverpool është i kryer. Mediat angleze dhe ato gjermane bëjnë të ditur se palët kanë arritur marrëveshjen dhe prezantimi i mesfushorit spanjoll me kampionët në fuqi të Premier League është vetëm çështje orësh. Bayern Munich ka pranuar ofertën 25 milion euro plus bonuset për 29-vjeçarin, që kërkohej me ngulm nga Jurgen Klopp.

2020 08 22 339 Uefa Champions League Final
2020 08 22 339 Uefa Champions League Final

Kontrata e Thiago Alcantara me klubin bavarez skadonte në qershor të vitit të ardhshëm, por tentativat për rinovim dështuan si pasojë e dëshirës së vetë futbollistit për të ndryshuar skuadër. Mesfushori I dalë nga academia e Barcelonës ishte një nga pikat më të forta të Bayern Munich në sezonin e fundit, duke ndihmuar skuadrën e Hansi Flick të dominonte futbollin gjerman dhe atë europian me fitimin e Champions League. Me Liverpool, Thiago Alcantara pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare, ndërsa nuk bëhen të dirura detajet financiare.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb