Milan dhe Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojnë rrugën bashkë. Pritet vetëm zyrtarizimi me firmat në kontratë, por rinovimi i sulmuesit suedez është fakt I kryer. Mediat italiane bëjnë të ditur se palët kanë arritur marrëveshjen, duke rënë dakord sa I përket termave financiarë që kishin rrezikuar qëndrimin e Zlatan.

Ky i fundit do të fitojë 6 milion euro në sezon, ndërsa janë modifikuar bonueset që ai mund të arkëtojë deri në fund të kontratës. Në këtë mënyrë, njoftimi zyrtar për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic pritet të vijë nga momenti në moment.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb