Një sukses fantastik për skuadrën e Palermos U-19, e cila u ngjit në Primavera 2 në Itali duke u shpallur kampione në ligën e saj.

Skuadra e Di Benedetos mundi Barin në finale me rezultatin 2-1, pasi në të parën kishin barazuar 1-1.

Pjesë e këtij klubi është dhe ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani.

Rekordmeni i golave me Kombëtaren ka rolin e shefit të zbuluesve për të rinjtë, duke treguar dhe njëherë që ka bërë punë të mirë për Palermon në këtë detyrë.

Ai e ka marrë këtë rol prej afro një viti dhe që në sezonin e parë ka ndihmuar Palermon për të gjetur talente që të ngjiteshin një kategori më sipër dhe për t’u shpallur kampion në Primavera 3.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb