Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka surprizuar të gjithë me fanellën veshur të një skuadre futbolli. Ylli i muzikës botërore është fotografuar me fanellën e Palermos. Tifozët e kësaj skuadre kanë mbetur të befasuar dhe të lumtur kur panë këngëtaren e famshme ndërkombëtar të veshur me ngjyrat rozë e zi.

Palermo këtë sezon po lufton për t’u ngjitur në Serie A, për t’u rikthyer në vitet e veta të lavdishme ku merrte pjesë edhe në kupat evropiane. Por shpeht u zbulua pse Dua Lipa kishte veshur fanellën e Palermos dhe nuk kishte të bënte aspak me tifo për këtë skuadër.

Gjithçka është pjesë e një bashkëpunimi me firmën e njohur të veshjeve Puma, e cila ka krijuar këpucët me të njëjtat ngjyra si të Palermos dhe këngëtarja shqiptare i kishte kombinuar lart me fanellën e skuadrës siçiliane, e rekomanduar nga njerëzit e marketingut.

Dua Lipa Con La Maglia Del Palermo
Dua Lipa Con La Maglia Del Palermo

Gjithsesi, fotoja ka sjellë entuziazëm për tifozët e Palermos, të cilët nëpërmjet komenteve të ndryshme në rrjetet sociale kanë ftuar Dua Lipën në Siçili për të ndjekur një ndeshje të skuadrës së tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb