Mikel Arteta ka reaguar pas rinovimit të kontratës me Arsenalin, duke shprehur besimin se rrugëtimi i tij me klubin londinez do të vazhdojë të sjellë momente të rëndësishme.

Trajneri spanjoll ka vlerësuar periudhën e kaluar në drejtimin e “Topçinjve”, duke theksuar se së bashku kanë krijuar kujtime të veçanta.

“Është një privilegj të angazhohem për të ardhmen time me klubin dhe të vazhdoj të punoj me njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët duan më të mirën për Arsenalin. Ne kemi krijuar tashmë disa kujtime të veçanta së bashku, por ky është vetëm fillimi i asaj që mund të arrijmë”.

Ne kemi krijuar tashmë disa kujtime të veçanta së bashku, por ky është vetëm fillimi i asaj që mund të arrijmë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb