Interi vazhdon të ushtrojë presion për Folarin Balogun, sulmuesin e Arsenalit që është shumë i pëlqyer nga zikaltërit. Kontaktet me sulmuesin e Topçinjve janë të vazhdueshme dhe orët e fundit ka pasur një afrim konkret nga zikaltërit, për të kryer kështu goditjen.

Megjithatë, konkurrenca nuk mungon, lojtari pëlqehet në të gjithë Evropën dhe italianët duhet të jenë të kujdesshëm sidomos nga Monaco.

Klubi francez ka qenë ndër të parët që ka lëvizur për sulmuesin e lindur në vitin 2001 dhe ka paraqitur një ofertë për Topçinjtë: 40 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit, me të cilin do të kishte edhe një marrëveshje në parim. Megjithatë, Arsenali, ktheu mbrapsht ofertën duke vazhduar të kërkojë një shumë që kalon 50 milionë euro. Siç raportohet nga Sky Sports UK, Monaco po shqyrton nëse do të rrisë ofertën, falë edhe pëlqimit të lojtarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: