Shumë prej njerëzve preferojnë të kenë në tryezën e tyre edhe ujë gjatë kohës që hanë ushqim, por sipas ekspertëve pirja e ujit gjatë kohës që jeni duke ngrëne është e dëmshme për shëndetin. Dietologia Robin Joukilis, në librin e saj “Go with your gut” pretendon se ky veprim dëmton tretjen dhe thithjen e materieve ushqyese në organizëm.

Joukilis ka rekomanduar që uji nuk duhet të pihet një gjysmë ore para dhe një orë pas ngrënies së ushqimit. Nëse ju duhet të pini ujë gjatë ngrënies, për t’ju ndihmuar të përtypni më lehtë ushqim, pini gllënjka të vogla. Përndryshe, në qoftë se ju pini gjatë vaktit shumë ujë në një kohë, mund të çojë te shpërbërja e rezervave të acidit klorhidrik në stomak, i cili është thelbësorë për tretjen e duhur të ushqimit.

“Pirja e ujit gjatë ngrënies mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Sasia e madhe e lëngut gjatë ngrënies mund të shkaktojnë fryrje, probleme me tretje dhe parandalimin e absorbimit të duhur të materieve ushqyese “, konfirmon dieteologia Ali Miller.

PH ideale në stomak, shton Miller, është 1 deri në 2, dhe ky nivel ndihmon në shpërbërje të proteinave, stimulon lirimin e enzimave për tretjen e ushqimit, ndihmon në absorbimin e vitaminës B12 dhe si në konvertimin e ushqimeve në qull që lehtëson tretjen. Kur pini gjatë vaktit i gjithë procesi ngadalësohet dhe pastaj vjen fryrja dhe tretja e dobët.

Por kur është mire të pihet ujë?

Për tretje të shëndetshme gjatë ngrënies, pini maksimumi dy decilitra ujë (në gllënjka të vogla). Gjatë pjesës tjetër të ditës pini midis vakteve që do t’ju ndihmojë të largoni urinë ‘e rreme’ që ju mendoni kur ne të vërtetë jeni dehidruar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: