Akademiku Artan Fuga shkruan sot se 7 marsi nuk është dita e mësuesit, por dita e shkollës shqipe. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ai i cilëson si legenë mësuesit që në një ditë si kjo e sotmja marrin dhurata nga nxënësit, teksa I bën thirrje prindërve të mos u japin lekë fëmijëve për ti blerë mësuesve dhurata.

Nga Artan Fuga

7 marsi është dita e shkollës shqipe, jo thjesht e mësuesit! Propaganda e ktheu në ditë të mësuesit, sikundër ktheu 1 majin nga ditë proteste në ditë feste të puntorëve, sikundër ktheu 8 marsin në festën e nënës bashkë me të gruas ku gratë danconin me njera tjetrën në një lloj gati homoseksualizmi femëror i përgjithsuar i mbetur në potencë!

Pra dita e shkollës jo thjesht e mësuesit, pra edhe e nxënësve, e prindërve, etj.

Me këtë rast uroj që mësuesit të heqin dorë nga pranimi i dhuratave materiale që nuk është veçse një korrupsion i përgjithësuar, i ndyrë dhe i përçmuar, që çedukon nxënësit dhe nxënësit uroj ta shohin cdo mësues që pranon byzylyqe, unaza, pantallona, brrekë, syza, telefona, stilokalema, sytjena, etj., gjëra materiale të këtij lloji si një mësues i padenjë, i korruptuar, pra si legen!

Le ta provokojnë duke i dhuruar të tilla ndyrësira për ta parë nëse i pranon ose jo, dhe pastaj çështja është e qartë vetiu!

Hiquani vizën!

Prindër mos u jepni asnjë lekë fëmijëve të bëjnë dhurata korruptive për mësuesit. Ka mësues që në 7 mars sillen si tagrambledhës! Duken që në sy, si vishen për festë ku çdo rrobe e trupit duket sikur thotë: “Eeeee, ku i kini dhuratat more qafira!”

Kurse ata që janë vërtetë mësues të mirë duhen respektuar për jetë! Por edhe mësuesit duhet të respektojnë të gjithë nxënësit dhe prindërit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: