TIRANE

Shfaqja “Galaksia” e Howard Barke  premierë në skenën e Teatrit Kombëtar, zhvendosur në Artubina, nën regjinë e Rovena Lule Kukës, rrëfen të pathënat midis luftës së një artisti dhe porositësit të veprës së saj, që kësaj here është vet shteti. Kjo vepër tregon historinë Galaksisë, një piktore e cila përballet me mohimin e madh të veprës së saj, censurës së shtetit por edhe me shumë sfida të tjera.

Rebele, por edhe e vendosur për të qëndruar e vërtetë në artin e saj, piktorja zbulon dhunën e masakrës, me arrogancën e lavdisë dhe maskaradën absurde të paqes. Fuqia e imagjinatës së një artisti rebel, që ka zgjedhur të mos bëjnë pakt me pushtetin e kohës është e madhe. Por, hera-herës fuqia e pushtetarëve që drejtojnë është edhe më e madhe, përballë fuqisë së kësaj imagjinate.

Historia e Galaksias, së cilës i kërkohet që të pikturojë fitoren e Republikës së Venecias në shekullin e XVI, Betejën e Lepantos, është frymëzuar nga artistja rebele, piktorja italiane baroke, Artemisia Gentileschi, por megjithatë mbetet aktuale edhe sot.

Në një intervistë për emisionin ‘Chic” të moderatores Fjodora Fjorës regjisorja Rovena Lule Kuka rrëfen se pse përzgjodhi të sjell në skenë një vepër që flet për të gjithë njerëzit, veçmas për artistët përballë pushtetit.

Pse pikërisht ‘Galaksia’ në zgjedhjen tënde si regjisore?
Ajo që na prek neve artistëve dhe në këtë rast një piktore vihet përballë pushtetit. Dhe ishte pikërisht kjo pika kryesore që unë zgjodha këtë vepër. Janë disa të vërteta që të ngacmojnë dhe duke qenë që Galaksia përfaqëson një artiste femër unë që në leximin e parë punën thashë dua ta punoj këtë vepër sepse ajo ka shumë mesazhe për të dhënë. Nuk është vetëm lufta e artistit me pushtetin por dhe lufta e tij brena vetes për të thënë të vërtetën etj. Pra kishte shumë gjëra për të thënë që më ngacmuan shumë dhe që doja patjetër që kjo vepër të vihej në skenë.

Çfarë i kë sjellë publikut më këtë shfaqje nga ana artistike?
kënaqësia ime më e madhe e çdo natë është kur mbyllet sipari, në fund të gjithë për këtë punojmë. Ka pasur disa mesazhe të rëndësishme domethënë çdo njeri që takon të thotë sa e vërtetë ishte kjo, sa e vërtetë ishte ajo, sa afër ndihem me këtë personazh dhe sa shumë femër ka brenda veprës. Një gjë që më ka bërë përshtypje nga komentet e njerëzve nga takimet që kam pasur ndodhet femra në vepër domethënë na vjen mirë që vijnë dhe shohin dhe ka një femër brenda në vepër pra është shumë e rëndësishme kjo ndjeshmëri që ti i kë dhënë veprës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb