Fjalë plotë emocione kushtuar të shtrenjtit të tij, babait. Djali i aktorit të njohur Koço Devole, i cili u nda të dielën nga jeta pasi u infektua nga COVID-19, ka prekur me rrëfimin e tij kushtuar babait. Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ Fatmira Nikolli, nga homazhet që po mbahen në nder të babait të tij, Genci Devole tha se Koço ishte një baba dhe burrë i mrekullueshëm.

“Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij…. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm.”, tha ai.

Varrimi Koco Devoles
Varrimi Koco Devoles

Babai juaj nuk ka bërë kompromise me pushtetin. Çfarë ju ka mësuar?

Kompromisin po. Ai besonte se një artist, madje shprehej se; një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Po i ngatërrove me politikën, do humbasësh vlerat..

Thuhet se ai iku nga kjo jetë ne një shtëpi me qira, pasi besonte tek drejtësia…
Virtyti i kujt është kjo, drejtësia. Mund të jetë virtyt… i drejti mund të jetë (shfryn). Mund ta quajmë budallallëk drejtësinë. Ai është i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij.

Familja po mban sot homazhe private me miq e familjarë të afërt, ndërkohë që trupi i pajetë i Koço Devoles do të përcillet në orën 13:00 për në banesën e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: