Për t’u kthyer në kohërat kur Real Madridi blinte të paktën një lojtar të kalibrit botëror çdo vit, presidenti Florentino Perez ka bërë gati një plan të detajuar. Sipas “AS”, i pari që do të vijë këtë verë do të jetë 18-vjeçari Eduardo Kamavinga, në vitin 2021 do të jetë radha e Kilian Mbape, ndërsa një vit më pas Erling Haland do të mbërrjë në Madrid. Një plan që përputhet me objektivin për krijimin e një super skuadre për të përuruar “Bernabeun” e ri.

Me pak fjalë një operacion që nuk parashikon fishekzjarre në merkaton e ndikuar nga koronavirusi dhe që do të fokusohet kryesisht në dalje: Gareth Bejl në krye të listës e më pas Hames Rodriguez, Mariano dhe Sebajos. Më pas do të mendohet për Kamavingën, që ka një kosoto prej 50-60 milionë eurosh pavarësisht se është ende adoleshent. Në dy sezonet që do të pasojnë, Florentino do të kthehet në versionin e tij të preferuar: do të synojë emra si Mbape e Haland, duke e kthyer sulmin e Realit në një bombë të vërtetë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb