3 “perlat” e tij në kualifikueset e “Euro2024” janë një kartëvizitë e shkëlqyer për t’i dhënë karrierës një kthesë të fortë. Po flasim për Jasir Asanin, zbulimin e madh të Sylvinho-s, lojtarin i cili pati një ndikim absolut në kualifikimin e Shqipërisë për herë të dytë në një Evropian. Asani po shijon këtë periudhë suksesin e tij, ndërsa përfaqësuesit e sulmuesit po përpiqen t’i gjejnë një sistemim të ri. E sigurt është që Asani nuk do të kthehet në Korenë e Jugut, aty ku ka dhe një vit kontratë me ekipin e Guanzhusë.

Jasir Asani
Jasir Asani

Kohët e fundit, për Asanin ka pasur një interesim konkret nga Spanja, ku Celta Vigo ka zhvilluar sondazhe në distancë, por interesim ka pasur edhe nga kampionate të tjerë në Evropë. Ndryshe nga se pritej, sipas të përditshmes më të madhe sportive në vend, “Panorama Sport”, e ardhmja e “sallaksit” pritet të jetë në Arabinë Saudite, në Saudi Pro League, aty ku luan edhe C.Ronaldo.

Panorama Sport
Panorama Sport

Pavarësisht se është viti i Evropianit, Asani pritet të pranojë milionat nga Arabia Saudite, fundja bëhet fjalë për një lojtar 28 vjeç. Në Evropë, merkato përfundon në fund të muajit janar, ndërsa në Arabinë Saudite mbyllet më 15 shkurt. Asani pritet të transferohet në Arabi brenda kësaj date në mënyrë që të ketë minuta në këmbë, për të qenë në kushte perfekte përpara startit të “Euro2024”, por sigurisht të sigurojë edhe të ardhmen e tij me një kontratë sheikësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb