Hap pas hapi, Xavi po arrin të rikthejë Barcelonën në “shina”, fitorja e fundit në ‘El Clasico’ me “poker” golash ishte sinjali më i qartë. Drejtuesit e klubi blaugrana nuk mjaftohen me kaq, Joan Laporta kërkon të rikthejë Barcelonën e lavdishme që dikur “pushtonte” Spanjën dhe Evropën.

Numri një i klubit së fundmi është pyetur mbi mundësinë e një transferimi të mundshëm në “Camp Nou” të Leo Messit dhe Erling Haaland: “Asgjë nuk është e pamundur. Afrimi i Haaland është i vështirë, por jo i pamundur. Janë shumë faktorë që ndikojnë në këtë operacion, e para dhe më e rëndësishmja, përpara se të afrojmë lojtarë duhet të shesim.

Messi
Messi

Rikthimi i Messit? Ashtu siç e thashë për Haaland, asgjë nuk është e pamundur, e vetmja gjë që mund të them me siguri është se mes palëve nuk ka pasur kontakte”, u shpreh presidenti i Barcelonës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb