PUKE- Vijojnë aksionet e asgjësimit të lëndëve narkotike në Pukë. Sot në fshatin Kimez, policia ka asgjësuar 1200 rrënjë kanabis.

Raportohet se aksioni i policisë për asgjesimin e kanaisit eshte shtrire edhe ne fshatrat në Lufi, Qelzë, Gjegjan dhe Qafë Mali.

Po sot policia e Vlorës asgjësoi 15 parcela me rreth 2613 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol dhe Mavrovë, të cilat ishin të kultivuara nëpër pyjet e këtyre fshatrave anës lumit Vjosë, ku shtrirja e kësaj sipërfaqe toke rezulton pa pronar.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr.Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Po sot në fshatin Arrën, Kukës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, efektivat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Bilal Marku, ku gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri Kallashnikov dhe 572 fishek luftarak.
14046052_1236527473077136_4066415632297232445_n

Gjithashtu në vijim të kontrollit në afërsi të banesës u konstatua një parcelë ku ishin të kultivuara 140 bimë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa”.

Bima narkotike u asgjesuan me anë të djegies.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: