SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe më pas asgjësuar sot një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike, rreth 2300. Sipas burimeve zyrtare, në fshatin Vjedhë, bashkia Vau i Dejës, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 31 parcela me 2298 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
(m.k/BalkanWeb)