Ka nga ato të cilat bëjnë gjithçka për të fshehur celulitin, por është edhe një Ashley Graham, që jo vetëm nuk e fsheh por ndjehet edhe krenare.

Gjatë pushimeve në Filipine modelja me forma të rrumbullakëta ka postuar një foto zoom, ku tregon këmbën e saj të mbushur me celulit: ’Bëj stërvitje dhe përpiqem të ushqehem shëndetshëm. Më pëlqen lëkura ime…shton modelja në Instagram, edhe pse fotoja e saj do ‘frikësonte’ çdo femër.

Ajo është e qeshur, shijon jetën dhe dashuron trupin e saj. Ashley edhe gjatë pushimeve në Manila, ka postuar në rrjetin social foto përpara pasqyrës, ku tregon format e bëshme. Për të Photoshopi nuk ekziston, sepse ajo e pëlqen veten ashtu siç është.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: