Deputeti Erion Braçe në Kuvendin e Shqipërisë ngriti shqetësimin lidhur me çmimin e hidrokarbureve. Gjatë fjalës së tij, Braçe nënvizoi se çmimet u rritën edhe për shkak të krizës, por megjithatë u shpreh kritik lidhur modelin e tregut në vend.
Një diskutim të ashpër e pati edhe me Berishës, pas ndërhyrjeve nga vendi,
“Modeli i tregut mban çmimet e larta dhe për shkak të këtij modeli tregu kemi këtë situata. Çmimi neto pa taksa vazhdon të mbetet më i larti. Askush nuk e merr kurajën të flasë për modelin e tregut, apo për modelin e taksës që ne kemi. Ne kemi akcizë , unë këtu kam qenë, taksën e qarkullimit e keni sjellë ju brenda çmimit të hidrokarbureve… E kishin 7 lekë, është zgjedhja jonë që e kemi bërë 27, më vjen keq që qeveria nuk vjen ta thotë me zë… Ne jemi munduar të bëjmë drejtësi. Se me këto tarifat e ulëta keni favorizuar ata që janë konsumatorë të mëdhenj. Kam votuar kundër unë edhe për punën e jahtit, mos ma përmend 150 herë…Hajde këtu dhe zër me gojë interesat e tregtarëve…”, tha ai.
