TIRANË

Analisti Preç Zogaj, President i institutit “Gramoz Pashko” e sheh të motivuar politikisht çdo veprim të bërë nga instituciont shtetërore me aksionin te “Prestige Resort”.

Ai tha në New24 se sa më shumë e shtyjnë përpara arbitraritetin, aq më shumë e fusin në borxh qeverinë, aq më shumë dëm i bëjnë imazhit të turizmit dhe aq më shumë e shtojnë presionin ndaj sipërmarrësit në tërësi. Ndaj sipas tij, askush nuk duhet të fërkoë duar.

“Në çdo veprim vepron seleketiviteti i motivuar politikisht. Nuk udhëhiqet nga e drejta, nga ligji, nga bonsensi. Kryeministri duhet të jetë shembulli i bonsensit.

Është i motivuar politikisht dhe do ta çojë deri në fund. Nuk kthehen mbrapa dhe sa më shumë e shtyjnë përpara arbitraritetin, aq më shumë e fusin në borxh qeverinë dhe aq më shumë dëm i bëjnë imazhit të turizmit dhe aq më shumë e shtojnë presionin ndaj sipërmarrësit në tërësi. Askush nuk duhet të fërkojë duart. Një sipërmarrje që paguan qindra mijëra njerëz, ka 22 vjet që mban një kompleks medias dhe sendërton atë q quhet arkitekturë institucionesh, askush nuk duhet të fërkojë duart që ky biznes sulmohet në këtë mënyrë, pa respekt. Se duhet të ketë dhe respekt sulmi, se mund të ndërmarrë veprime qeveria, por nuk ka nevojë të manifestojë rrugaçëri. Qeveria ka tjetër qasje, është e qetë se nuk po lufton kundër pushtuesit, një sipërmarrje është. Nuk ka arsye për këtë që po shohim dhe po ndodh”, deklaroi Zogaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb