TIRANE-Politikani Asllan Dogjani ka shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në garën brenda PD për kandidat për kryetar Bashkie në Kamëz dhe në Paskuqan.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Dogjani i ka kërkuar anëtarëve të kryesisë së PD në Kamëz dhe Paskuqan që t’a propozojnë nëse e shohin si personin e duhur.

“Une kam menduar qe te jap kontributin tim duke u bere pjese e gares brenda partise demokratike per te kandiduar per kryetar te Bashkise Kamze, ku tashme ne kete Bashki perfshihet dhe Paskuqani.
Per kete do kerkoja te me propozoni neper seksione e grupseksione ne raste se ju do ta gjykoni qe jam i duhuri dhe qe mund te bej me shume per ju dhe qytetaret e Kamzes.”

Asllan Dogjani siguron se në rast se do të zgjidhet për kandidat, rezultati do të jetë maksimal.

“Duke qene i prirur te besoj ne nje proces transparent dhe demokratik ju siguroj se ne raste se do zgjidhem prej jush si kandidat per kryetar Bashkie ne do te marrim votat maksimale dhe do ta thellojme me tej rezultatin e vitit 2013. Gjate qeverisjes se Partise Demokratike Kamza ka ndryshuar shume, eshte bere nje pune shume e madhe por ne raste se do jem zgjedhja juaj ju siguroj se do e permisojme dhe cojme me perpara kete pune te bere. Gjithashtu ju siguroj se do jem ne mbrojtje te te drejtave te qytetareve te Kamzes, Paskuqanit, do te bej gjithcka per ju dhe nuk do te lejojme asnje padrejtesi apo abuzim nga ky pushtet qe dita dites po i vjen fundi.”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: