Kristjan Asllani është gati për shkruar një faqe të re të historisë. Mesfushori shqiptar u përshendet me Empolin, sakaq sot u zyrtarizua te Interi. Vetë lojtari kuqezi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë qëndrimit të tij 13 vjeçar te ky klubi.

Postimi:

Ka ardhur momenti që të largohem nga shtëpia ime e dytë, pas 13-vitesh me këtë fanellë nuk mundem të bëjë asgjë tjetër veçse të falenderoj dhe të bëj tifo gjithmonë për ju.

Po e lë këtë grup me persona fantastikë me një keqardhje shumë të madhe.

Nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse t’i falenderoj me gjithë zemër dy magazinierët fantastikë, Sauro dhe Luca, të gjithë fizioterapistët që kanë qenë gjithmonë në dispozicionin tonë, doktorët, dy drejtuesit e ekipit Graziano dhe Simone, trajnerin dhe të gjithë stafin e tij, drejtorin Açardi, si dhe presidentin që më ka mbështetur gjithmonë që nga momenti që kam ardhur në Monteboro.

I përshëndes dhe i falenderoj tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë qëndruar gjithmonë pranë nesh.

Dhe në fund përshëndes shokët e mi të skuadrës, ata që më integruan menjëherë në grup dhe së bashku kemi kaluar momente lumturie dhe emocione të pabesueshme.

Ka qenë një kënaqësi, faleminderit për gjithçka

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kristjan Asllani (@kristjanasllani)

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb