Tre të dhëna përbëjnë një fakt, fakt është që Milan po kalon një moment të mirë, përballë Empolit siguroi fitoren e tretë radhazi. Ekipi i Pioli-t e sheh veten në vendin e dytë, 16 pikë larg Interit kryesues, por çështja titull është e mbyllur prej kohësh, objektivi i vetëm është vendi i dytë, sigurisht të shtyjnë sa më shumë festën e zikaltërve.

Ndaj Empolit mjaftoi një gol i Pulisic, i konfirmuar nga VAR. Në mungesë të Leao-s, amerikani vërtetoi edhe një herë se është një nga lojtarët më përcaktues të Milan-it këtë sezon. Lajm shumë i keq për trajnerin Sylvinho, me Ismajlin që doli i dëmtuar nga kjo sfidë, gjendja e tij mbetet për t’u përcaktuar. Pas një pjesë të parë të dominuar totalisht, në fraksionin e dytë, Empoli vendosi jo pak në vështirë “djallin”, por pa i prishur festën, në fund Milan shijon këtë trepikësh. Kjo fitore, por mbi të gjitha vendi i dytë në Serie A, përforcon pozitat e Pioli-t:

Pioli
Pioli

“Nuk mund të flas tani për të ardhmen, unë di të them se klubi më ka krijuar kushte perfekte për të punuar, ekipi gjithashtu po punon mirë”, u shpreh ndër të tjera Pioli pas ndeshjes. “Mbaj Milanin”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb