Në sfidën kur pritej goleadë, Shqipëria vuan jashtëzakonisht shumë, madje ndaj San Marinos ishin me shumë fat ku u desh një penallti një shtesë për të shmangur një dështim epik. Maran dhe të besuarit e tij e bëjnë dramë këtë takim ku tifozë të shumë shpresonin të argëtoheshin, të përjetonin një show të bukur ofensivë, por fusha nxori në pah anën tjetër të medaljes, një ekip kaotik që e kishte të vështirë të ndërtonte, e aq më pak të finalizonte. Më shumë dukej si një garë për të shënuar, por në mënyrë konfuze pa një ide të qartë.
Në letër ky ishte një 3 pikësh jetik, por shija që la kjo fitore 2-1 ishte i hidhur. “Më rrëqethet mishi kur flitet për ndeshje të lehtë”, u shpreh Maran përpara këtij takimi, por të vuash në këtë formë ndaj një rivali si San Marino, e fundit në renditjen e FIFA-s dhe që në 3 ndeshjet në këtë edicion të Nations League kishte pësuar 14 gola, është e papranueshme.
Festa e Maran në fund, kur i gjithë stadiumi ishte me dorë në zemër, tregon qartë se mjafton një ndeshje e tillë e përgatitur keq për të vendosur në dyshim të gjithë projektin e italianit në stolin kuqezi. Për fat, ku të gjithë ishte sy e veshë për të parë se çfarë do të dhuronte Muçi, Manaj dhe pjesa tjetër e fazës ofensive, ai që bëri liderin ishte Kristjan Asllani, fillimisht me një gol fantastik, ndërsa në fund përballoi presionin dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Me 9 pikë në 4 ndeshje, Shqipëria mbyll këtë fazë të parë në krye të Grupit 1 në Ligën C, sërish në letra jemi Ok, por pas këtij takimi ekipi përfaqësues duhet të ribëjë edhe një herë llogaritë nga e para.
