Dëmtimi i Brozovic u përjetua me ankth në shtëpinë e Inter, por këtë herë situata është pak më ndryshe pasi Kristjan Asllani ofron garanci, të paktën kështu shpreson trajneri Inzaghi.

Mesfushori kuqezi, në një intervistë për ‘Tuttosport’ u pyet mbi këtë temë:

“Më vjen keq që humbën Marcelo-n, një lojtar thelbësor për ne. Nëse do të duhet të vijë radha ime, mirë, mendoj se jam gati. Do të përpiqem të jap maksimumin tim,” u shpreh Asllani. Sipas mediave italiane, ish mesfushori i Empolit pritet ta nis si titullar sfidën kundër Romës në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb