AGSH ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për shoqërimin nga policia të gazetares, e cila ishte duke raportuar nga protesta.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh që gazetarja shoqërohet gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

Reagimi i plotë:

AGSH dënon shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së të enjtes.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim serioz për shoqërimin nga Policia të gazetares së Citizens.al Vjolanda Peca, ndërsa ajo po raportonte nga një protestë.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh që gazetarja shoqërohet gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

AGSH kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetares dhe një shpjegim publik nga Policia e Shtetit për arsyet dhe bazën ligjore të shoqërimit. Pengimi apo shoqërimi i gazetarëve gjatë raportimit nga protestat cenon drejtpërdrejt lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb