Astronauti gjerman, Matthias Maurer do të mbajë në bagazhin e tij ragu kaprolli dhe supë me patate, kur të udhëtojë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), në fund të tetorit.

51-vjeçari theksoi se ushqimi “tipik gjerman” ishte përgatitur enkas për të, por nuk e kishte provuar ende.

“Do ta ndaj me shokët e skuadrës dhe jam i sigurt se do të jetë vërtet e shijshme dhe të gjithë mezi po e presin”, theksoi ai.

”Fokusi ynë kryesor i udhëtimit është kërkimi dhe unë dhe kolegët kemi 300 deri në 350 eksperimente në axhendën tonë”, theksoi Maurer.

Astronautët e NASA-s, Thomas Marshburn, Raja Chari dhe Kayla Barron do të udhëtojnë me Maurer në kapsulën ”Dragon” të zhvilluar nga kompania private hapësinore e Elon Musk ”SpaceX”.

Ata do të nisen nga Cape Canaveral në Florida.

Astronautët do të kryejnë eksperimente në një lartësi prej rreth 400 kilometrash për gjashtë muaj, përveç përfundimit të një misioni në terren.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: