E preferuara e lidershipit konservator për postin e Kryeminsitrit të vendit, Liz Truss premtoi sonte se do të tregohet tepër ‘e fortë’ me francezët dhe do ‘të merret personalisht’ me gjyqtarët evropianë për të zgjidhur krizën e kalimit të emigrantëve me gomone në kanalin e “La Mansh”.

Sekretarja e Jashtme u zotua të shikojë përmes skemës së qeverisë për dërgimin e emigrantëve në Ruanda, nëse ajo bëhet kryeministre, si një mjet për të frenuar numrin e njerëzve që mbërrijnë në brigjet britanike me varka të vogla.

“Çështja është, se ajo që po ndodh për momentin është se njerëzit po marrin në telefon avokatët e tyre para se ata të nisen, për t’i nxjerrë nga qendrat e pritjes së emigrantëve azilkëkures. Dhe ata po përdorin Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për ta ndaluar deportimin, kështu që kjo është çështja me të cilën duhet të merremi”, tha Truss.

Ajo përsëriti gjithashtu zotimin e saj për të zgjeruar skemën në më shumë vende, të cilat mund të bëjnë që ata, të cilët mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone të dërgohen në vende të tjera të ndryshme, përveç Ruandës.

Sipas Truss kjo do të ndihmonte kombet e tjera ‘të ndërtonin ekonominë e tyre’ dhe të shmangin ‘ikjen e trurit të njerëzve’ përtej kufijve të tyre.

“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që vende si Ruanda duan që qytetarët në vendin e tyre të ndihmojnë në ndërtimin e ekonomisë së tyre. Ata nuk duan një ikje masive të trurit të njerëzve, por ne duhet të punojmë me ta për ta bërë këtë dhe për të siguruar se ka diku ku mund të shkojnë emigrantët e paligjshëm”, deklaroi ajo.

Sekretarja e Jashtme tha se do të nxiste një ‘Projekt të të Drejtave’ të propozuar për të reduktuar ndikimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila më parë ka vendosur një bllokim ligjor për emigrantët që dërgohen nga Britania në Ruandë.

Duke folur me votuesit e “Red Ëall” në Leigh, Greater Manchester, ajo u sfidua nga një anëtar i audiencës që i tha se qeveria franceze është “plotësisht jo bashkëpunuese”, pasi në Britani është rritur inati me faktin që roja bregdetare përtej kanalit i lejon bandat e trafikantëve të njerëzve të lëvizin lirshëm.

“Kam pasur një bisedë shumë të ashpër me ministrin e Jashtëm francez dy javë më parë, sepse francezët nuk po vendosin staf të mjaftueshëm në kufijtë në Dover për t’u marrë me radhët e gjata. Do të jem shumë e qartë dhe e fortë në negociatat e mia me francezët. Unë mendoj se ju keni parë në Protokollin e Irlandës së Veriut, se kur nuk morëm atë që na nevojitej për të ndryshuar Protokollin dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Irlandën e Veriut, unë e mora Projektligjin e Protokollit përmes Ëhitehall dhe çova në Dhomën e Komunëve. Kështu që unë jam e përgatitur të ndërmarr veprime të fuqishme me francezët dhe me BE-në për t’i kryer gjërat si duhen’, theksoi Truss.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb