Deputeti i PD Saimir Korreshin në fjalën e tij në Kuvend dënoi ashpër dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve dhe gjuhën mazhorancës.
Ai tha se dhuna dhe gjuha e ashpër nuk duhej lejuar sepse ata që po protestojnë kanë dalë për problemet e arsimit, shëndetësisë dhe për emigrimin masiv.
Korreshi ngriti problemin e mungesës së uniformave të policisë apo mjeteve dhe karburantit. Ai ironizoi ministrin dhe tha se armët kimike të protestuesve janë vezët dnaj duhet të arrestohen pulat.

“Së pari nëse do të domit të mos ishte për procedurë nuk do të lejonit disa fjalë skuthlliqet dhe terrorizmin e Lamallarit. Nuk duhet të ishin lejuar prej jush.
Unë kam qenë me 10 ditë në shesh me familjarët e mi, nuk kam qenë në shesh me terroristë në shehs Nëse ka një protestë me paqësore është kjo. Lamallari do të kishte shkuar të arrestonte pulat sepse vezët janë armët terroriste dhe kimike që po përdorin ta. Policët dalin me uniformë më vrima që ua ka ngrënë mola sepse keni 4 vjet s’ju blini uniforma, nuk iu jepni orët shtesë po i lini të digjen në shesh.
Shikoni aktet terroriste për ata që dalin për arsimin mpër djepat bosh.
As unë as familja ime as ata nuk janë terroristë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb