Aktivisti i Lëvizjës Bashkë, Emiljando Kita, në një deklaratë për News 24 nga sheshi “Skënderbej” tha se ata që protestojnë janë njerëz, të cilët punojnë nga mëngjesi në darkë që Rama të marrë pagën dhe nga ana tjetër kryeministri nuk iu shërben atyre por krimit dhe oligarkisë.
Ai tha se protestuesit po kërkojnë interesa të mëdha: duan të mos betonizohen zonat e mbrojtura, të qeverisemi nga njerëz me dinjitet dhe jo të mbushet me përfaqësues të krimit dhe analfabetë.

“Protestuesit janë ata që punojnë nga mëngjesi në darkë që Rama të marrë pagën dhe janë këtu që ai t’ju shërbejë ndërkohë Rama iu shërben krimit dhe oligarkisë.
Punonjësit janë në kushte mjerane me paga mjerane, pensionistët janë në pamundësi për të shtyrë muajin, bujqësia, blergtoria dhe industria janë në kolaps dhe kryeministri është kthyer në palaço. Kjo protestë është shpresë që gjërat mund të ndryshojnë.
Protestuesit po kërkojnë interesa të mëdha: duan të mos betonizohen zonat e mbrojtura, të qeverisemi nga njerëz me dinjitet dhe jo të mbushet Parlamenti me përfaqësues të krimit dhe analfabetë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb