Aktorja amerikane Debbie Reynolds ka ndërruar jetë, një ditë pas vdekjes së vajzës së saj Carrie Fisher. Mediat amerikane raportojnë vdekjen e 84-vjeçares pasi ka pësuar një goditje në zemër. Ajo u dërgua në një spital të Los Angeles por nuk arriti të qëndronte në jetë. Ndërsa të martën vdiq pas një arresti kardiak në një avion edhe vajza e saj Carrie Fisher.

“Ajo donte të ishte së bashku me Carrie,” ka thënë djali i Reynolds, Todd Fisher pas publikimit të lajmit të vdekjes së nënës së tij.

_93163842_a9f22e4d-9d4a-481e-991a-114605ca3ebb

Të martën Reynolds kishte postuar në Facebook një deklaratë në lidhje me vdekjen e vajzës së saj. “Faleminderit të gjithëve që kanë vlerësuar talentet e vajzës sime të dashur dhe të mahnitshme unë jam mirënjohës për mendimet tuaja dhe lutjet që tani janë udhëzuese për të ndaluar dhimbjen time”

Reynolds ka marrë çmimin aktorja më e mirë në  Academy Award në 1964. Në vitin 2015, asaj  iu dha një çmim për arritje jetësore. Për marrjen e çmimi u paraqit nga vajza e saj.

Reynolds u martua me këngëtarin Eddie Fisher në vitin 1955, dhe kishte dy fëmijë, Carrie dhe Todd. Çifti u divorcua në vitin 1959.

Historia e Fisher me betejat e saj me përdorimin e drogës prishi dhe marrëdhëniet e saj me nënën, ndonjëherë të tensionuara.Debbie Reynolds dhe vajza e saj Carrie Fisher nuk kanë folur me njëra-tjetrën për shumë vite, por më vonë gjendja u kthye normalitetit dhe u pajtuan dhe qëndruan bashkë njëra-tjetrës.Në një intervistë muajin e kaluar me rrjetin e radiove amerikane NPR, Fisher foli për marrëdhëniet e tyre. “Ajo është një grua jashtëzakonisht e fuqishme, dhe unë vetëm admiroj nënën time” kishte thënë ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb