Atalanta ka mposhtur sot në Kupën e Italisë skuadrën e Sassuolo-s, duke arritur të sigurojë çerekfinalet e kompeticionit. Ekipi ku aktivizohet Etrit Berisha që sot nuk startoi nga fillimi për shkak të rrotacionit, fitoi minimalisht 2-1 me golat e Cornelius dhe Toloi.

Në turin tjetër, në 8 skuadrat më të mira, Atalanta do të përballet me Napolin e Elseid Hysajt. Një takim shumë i rëndësishëm për bergameskët të cilët e shikojnë Kupën si një mundësi për të marrë trofe, pasi kampionati është një ëndërr e pamundur për skuadrën e Gasperinit.

Ndeshja do të luhet nën atmosferën e festave pasi është përcaktuar që “San Paolo” të hapë dyert më 2 janar, për duelin ku njëri prej Berishës apo Hysajt do t’i duhet t’i thotë lamtumirë Kupës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb