Atalanta ka fituar me rezultatin e pastër 1-3 në transfertë përballë Krotones takimin e vlefshëm për javën e 6 të Serisë A italiane. Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ishte sërish i përzgjedhuri i trajnerit Gasperini për të mbrojtur portën e bergamezëve, të cilët luajtën për rreth 30 minuta me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Kesie në minutën e 62-të.

Bluzinjtë e siguruan fitoren e takimit që në pjesën e parë ku arritën të shënonin 3 gola me anë të Petanjas në minutën e 3-të, Kurtiç në minutën e 40-ë dhe Gomez në minutën e parë shtesë së 45 minutave të para. Golin e vetëm të Krotones, Etrit Berisha e pësoi në minutën e 86 nga Simi, i cili u gjend i vetëm në zonë përballë portierit shqiptar duke mos i lënë atij shumë shanse për të vepruar.

Me këtë fitore Atalanta arrin në kuotën e 6 pikëve duke u ngjitur në vend të 16, ndërsa Krotone mbyll tabelën e klasifikimit me vetëm 1 pikë./panoramasport/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: