Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini doli në konferencë para ndeshjes me Liverpool (Europa League).

“Ne do të luajmë ndeshjen duke u përpjekur të kompensojmë humbjen ndaj Cagliarit, e cila ishte e rëndë sepse ndodhi në minutat e fundit. Ne luajmë kundër skuadrave më të mira në Premier League dhe kundër modelit të futbollit më të mirë për mënyrën se si interpretojnë ndeshjet dhe për intensitetin me të cilin luajnë. Ne do të duhet të bëjmë maksimumin për të lënë përshtypje të mirë. Skuadrat kanë ndryshuar shumë në krahasim me 4 vite më parë.

Klopp dhe Liverpool- Ata kanë mundësi më të mëdha se ne, Atalanta duhet të shesë për t’u rinovuar dhe për të propozuar përsëri veten. Duke thënë këtë, skuadrat e tij kanë gjithmonë një identitet fantastik. kjo është arsyeja pse ai është një pikë referimi sepse ekipet e tij janë spektakolare. Ai shpesh thotë se gjëja që e bën më të lumtur është kur djemtë e tij vrapojnë më shumë se të tjerët dhe ai e shpjegon këtë mirë. Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: