Java e 13-të e Serie A startoi me sfidën Atalanta-Spezia. Bergamskët siguruan një fitore të thellë 5-2 duke ndjek nga pranë ekipet e kreut. Berat Gjimshiti zbriti në fushë si titullar dhe ishte një nga më të mirët për ekipin e tij, madje flirtoi dhe me një gol shumë të bukur. Rey Manaj u preferua nga trajneri Motta vetëm me fillimin e pjesës së dytë por pa mundur të lë gjurmë.

Manaj
Manaj

Nzola kaloi Spezia në avantazh në minutën e 11-të por Atalanta përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë falë golave të Pasalic, Zapata dhe sërish Pasalic. Në minutën e 83-të Muriel dërgoi shifrat në 4-1 ndërsa në 89-tën Malinovski realizoi golin e pestë. Për statistikë, Nzola realizoi në shtesë golin e dytë duke sigluar shifrat përfundimtare në 5-2.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb