Analisti Genc Burimi pohoi se protestat masive në Tiranë, janë më shumë se tubime, duke i ngjarë kryengritjeve.

Burimi tha për “Programin e drekës” në News24, për gazetaren Ola Bruko se atdhedashuria është elementi që i bashkon shqiptarët.

“Kjo është më shumë se një protestë, por kryengritje, kundër një autokracie. Kundër kësaj po ngrihen njerëzit. Kjo është thelbësore. Është kryengritje ndaj një forme të pushtetit, që nuk funksionon më në botë. Ajo që i bashkon këta njerëz, është atdhedashuria, jo e majta dhe e djathta. Atdhedashuria është më i fortë se Zvërneci. Ky është element i rrallë, ndaj duhet ruajtur. Nuk kanë program, nuk ka politika të ofertës, por bëhet fjalë për Shqipëri. As në Francë nuk e dëgjoj këtë gjë, për atdhedashurinë. Protestuesit sot janë të ndërgjegjshëm për rolin historik që po marrin në dorë. I pari që na preu në besë ishte komunizmi dhe i dyti sot, tranzicioni. Gjë negative është tallja që po i bën Rama atyre, kjo i nxit ata të reagojnë. Ky sfidim që po bën Rama, është reagim idiot. Si Hitleri kur pushtoi Europën, dhe ngeli vetëm Britania. Sot Shqipëria është bërë kryeqendra e vëmendjes botërore për rezistencën ndaj pushtetit personal.”, tha Burimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: