SHIJAK- Të shtëna me armë zjarri në Shijak, plagoset një person. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së martës në lagjen “Laguna” të Shijakut, për shkaqe ende të panjohura.

Policia e mbërritur në vendngjarje bën me dije se ka mbetur i plagosur Shpend Lima, rreth 40 vjeç, punonjës i Bashkisë së Shijakut, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës dhe gjendet në
reanimacion, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Shpend Limës rojës së policisë bashkiake në Shijak i është bërë atentat në oborrin e shtëpisë nga persona të paidentifikuar. Për pasojë ai ka marrë një plumb në
gjymtyrët e poshtëm. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka ndaluar një person.

Në njoftimin zyrtar, Policia thotë se dyshon se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISE

Shijak, më 15.03.2016. Informacion paraprak. Më datë, 15.03.2016, në afërsi të banesës, është qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasi: • Sh.L. 43 vjeç. Për pasojë, i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Specialistëve për Krimet, është shoqëruar edhe një person si i dyshuari kryesor për ngjarjen dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Në vijim do ju dërgojmë informacion të plotë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb