Gazetarja e News 24, Klodiana Lala që shkoi ndër të parët në vendngjarje për të zbardhur atentatin ndaj Ardjan Çapjas mëngjesin e sotëm në Elbasan, rrëfen detaje të reja në studion e emisionit “Real Story” në News 24 me Sokol Ballën.

Sipas Lalës, ka një dëshmitar që rrëfen se i ka parë autorët. Ata ishin tre persona të veshur me të zeza, të maskuar dhe të armatosur.

“Personat e kanë ruajtur Çapjan. Është qëlluar në shpatullën e majtë më pas e ka marrë nipi i tij. Rrugica që të shpinte te banesat e tyre kontrollohej me derë me pult, rrugica tjetër me derë të blinudar.

I gjithë servisi ishte i populluar nga njerëz të Çapjas. Autorët nuk kanë ndjekur trajektoren tradicionale të rrugës. Në momentin që kanë dalë nga rrugica i ka parë një djalë i vogël te varrezat. Kanë qenë të veshur me rroba të zeza me kapuç dhe pistoletë. Se sa e besueshme mund të jetë djali i vogël pritet të merret sërish në pyetje.

Dëshmitari 8-vjecar thotë se nuk kanë ikur në rrugën tradicionale por në anën e kundërt. Vetëm një banesë e vetme në “Fushë Mbret ka pas kamera, është fiksuar një makinë e zezë, ajo i ka marrë autorët. Asnjë nga kamerat e tjera të sigurisë në drejtim të Peqinit apo Gramshit nuk jep rezultate për lëvizjen e këtij mjeti. Kjo tregon se autorët mund të jenë brenda në zonë.”,- tha Lala.

Po sipas Lalës, është vërtetuar se makina e djegur e atentatit (jo ajo që mori autorët) ka rezultuar të jetë e vjedhur në Fushë-Krujë, po ashtu edhe targat.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb